Sir Alex Ferguson beson se Liverpool dhe Tottenham do t′iu bashkohen katër skuadrave të para në betejë, të cilën ai e përshkruan si produkti më i mirë i futbollit.
“Të fitoni ligën në Angli është shumë vështirë dhe nuk ka rëndësi si merrni pikët, ju thjesht duhet t′i fitoni ato. Përfundimisht do të nevojiten 84 pikë për të fituar titullin sezonin e ardhshëm”.
“Do të ketë konkurrencë të shtuar në kampionat. Pres që Liverpooli të jetë më i mirë dhe t′i shtohet katër ekipeve të para sikurse edhe Tottenham, edhe pse ata ende nuk kanë sjellë përforcime gjatë kësaj vere që është e befasishme, por do të jetë një edicion shumë i vështirë”, tha Ferguson për mediat angleze.
Monday, 08 August 2011 09:24 