Menaxheri veteran ka pritur që rivalët lokalë të përmirësohen dhe veçoi Sergio Aguero dhe David Silva për t’i ngritur në qiell, kurse ka pranuar se edhe rëndësia e derbit lokal është rritur.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka zbuluar se ai plotësisht e ka pritur që Manchester City të fillojë një fushatë mbresëlënëse.
Skuadra e Roberto Mancinit është aktualisht në krye të tabelës me 19 pikë, dhe të gjithë mendojnë se City po ec drejt titulli të Premier Leagues.
Sir Alex ishte plot lëvdata për Sergio Agueron, dhe zbuloi se ai gjithmonë ka menduar se rivalët e tij lokalë do ta fillojnë sezonin në mënyrë të tillë të frikshme.
“Unë u kam thënë të gjithëve në Unted që kjo do të ndodhë, ata janë një ekip i mirë,” tha Ferguson.
“Sergio Aguero ishte i detyruar për të luajtur mirë, në Premier League, sepse ai është një kërcënim për kundërshtarin. David Silva është gjithashtu një lojtar shumë i mirë.”
“Ne vetëm duhet të sigurohemi që jemi të gatshëm për t’u përballur me ta.”
Sir Alex pranoi edhe se edhe ndeshja derbi është rritur në rëndësinë e saj, që nga viti kur City e filloi duke investuar në shumë yje botërotë pas marrjes nga Sheikh Mansour në vitin 2008.
Ai shtoi: “Të gjithë derbit janë të mëdhenj.”
“City ka një skuadër të madhe të lojtarëve dhe kanë fuqinë financiare për të tërhequr disa nga futbollistët më të mirë në botë, në fakt derbi ka ndryshuar fokusin këto ditë.”
“Dinamika e Manchester Cityt ka ndryshuar futbollin dhe atë që ne bëjmë për të konkurruar me këtë.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 17:33