Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar shpirtin luftarak të lojtarëve të tij pas fitimit të titullit në këtë sezon.
Djajtë e Kuq gjatë vikendit u shpallën kampionë të Anglisë për të 19-tën herë në histori, që është një numër rekord. Tash ata do të përballen me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve dhe mund të kenë një avantazh, duke qenë se luajnë në stadiumin Wembley të Londrës.
“Ata nuk dorëzohen dhe kjo është kualiteti më i madh i tyre. E di se ne do të luajmë ndaj një ekipi të tmerrshëm, si Barcelona, por a do të ishit kundër nesh? Nuk mendoj se do të ishit. Ne jemi në gjendje t’ia dalim mirë në finale”, ka thënë Ferguson.
“Sigurisht, për mua personalisht është më shumë se Speciale titulli i 19. Po, është një ndjenjë e madhe për klubin, ekipin, tifozët dhe të gjithë. Dhe ky Titull i dedikohet fansave.” tha Wayne Rooney.
“Isha i frikësuar – gjyqtari mori një kohë të gjatë për të ekzekutuar penalltinë. Fillova të frikësohem, dhe presioni gjithmonë binte mbi mua. Por ja, shënova dhe fituam jemi ne kampionët.”
Javier Hernandez e ka shpallur Manchester Unitedin si klubin më të mirë në botë, pas sigurimit të titullit të 19-të në Kampionatin anglez.
Wednesday, 18 May 2011 09:10