Ferguson është i bindur se çmimi i madh që pagoi Chelsea është duke ndikuar në psikiken e Torres.
Ferguson tha: “Shumë njerëz mendonin se ai do të bombardojë, dhe unë mendoj se ai do të bombardojë, mirëpo t’ia lemë pak kohë dhe t’i shohim aftësitë e tij.”
Megjithatë, Sir Alex e mbështet vendimin e Chelseat për të nënshkruar me ish-sulmuesin Liverpool.
“Ata kishin mundësi të nënshkruajnë me Torres dhe unë nuk mendoj se dikush do të kishte mundësi ta paguajë atë,” tha Ferguson.
“Gjithkush, do ta shiste atë sepse ishte një biznes fantastik. Ju nuk mund të kritikoni atë (Ancelottin) për të. Torres është një nënshkrim i mirë, për momentin nuk është në formën e duhur, por është i ri dhe ka shumë sezone para vetes.”
“Torres ka luajtur kundër nesh disa herë dhe ai kishte një magji në Old Trafford. Kjo është vënë në dukje, sepse ai na ka torturuar neve. Ai është një lojtar i mirë, por me përvojën e Vidiç dhe Ferdinand ne e ndalëm atë, dhe detyra e mbrojtësve tanë është që t’i ndalin lojtarët më të mirë në botë, siç është Torres.”
Wednesday, 13 April 2011 08:52