Në një deklaratë tjetër për “La Gazzeta dello Sport”, Thiago Silva, veçanërisht foli për Seedorf duke thënë se do të bëhet një trajner i madh.
Thiago Silva është simbol i rilindjes rossonere. “Këtë vit kemi pasur shumë kujdes në mbrojtje dhe kemi pranuar më së paku gola.”
Shpesh në fund të stërvitjeve, provojmë taktika të ndryshme për në mbrojtje. Allegri është shumë i përpiktë dhe tek ne ka sjellë një mentalitet sulmues.
Mbrojtja jonë është shumë stabile, vjet nuk ka qenë kështu.
Cilat janë meritat për trajnerit tuaj?
“Filozofia e tij është shumë e mirë. Ai kurrë nuk dëshiron që topin ta hedhim larg dhe ta humbasim pa e përdorura mirë, gjithashtu unë jam i të njëjtit mendim me të.”
Seedorf a mund të zë vendin e Allegrit?
Unë do isha i lumtur nëse Clarence do bëhej trajner i ynë. Seriozisht, Seedorfi është lojtari me teknikën më të mirë në botë.
Ai ka gjithçka çka i nevojitet një trajneri të mirë, karikimin dhe njohurin e futbollit. Në fakt, ai tani më është një trajner në fushë.
“Ju e dini se si na flet ai, megjithatë në krahasim me Ibran ai është më i heshtur”, deklaroi Thiago Silva.
Saturday, 30 April 2011 09:33