Në MilanNews, ka ceremoni çmimesh. Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka lëshuar disa deklarata: “Unë jam i lumtur me këto dy çmime. I pari vjen nga tifozët dhe lexuesit e MilanNews dhe i dyti vjen nga gazetarët të cilët i falënderoj që më kanë zgjedhur mua” , tha Silva.
“Jam shumë i lumtur që zgjata kontratën time me Milanin, dhe shpresoj të fitoj çmime të tjera si këto, gjithmonë nën fanelën e rossonerëve. Pastaj,vjen koha për të dhënë autografe për fanellat, të cilat rossonerët do t’i përdorin sezonin e ardhshëm”.
Thiago Silva u zgjodh si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar edhe nga gazetarët, bëhet fjalë për Milanin. Edhe zëvendësdrejtori, Peter Mazzara, thotë se Thiago e fitoi çmimin me më shumë se 20.000 vota. Thiago mori diku rreth 52% të votave.
Çmimi do të shkojë në duart e mbrojtësit të Milanit THS33, si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, duke lënë prapa Ronaldinhon, nga votat e lexuesve të Milannews dhe të shtypit.
Ndërkohë edhe agjenti i Antonio Cassanos, Beppe Bozzo, foli për mikrofonat e SS24 ku tha: “Antonio do të qëndrojë në Milan, ai është i lumtur këtu dhe nuk ka arsye të largohet”.
Thursday, 19 May 2011 16:54