Siena – Stadiumi i parë nëntokësor i futbollit në botë do të ndërtohet në qytetin e vogël italian, Siena.
Në fakt, klubi i Serie B është duke programuar që në kodrat që rrethojnë qytetin të ndërtojë një impiant të ri, i cili do të jetë tërësisht i zhytur në tokë, ndërsa lart do të mbulohet me bar.
Nëse realizohet, impianti do të jetë i gatshëm brenda vitit 2019. Në fakt, klubi i qytetit të vogël me 55 mijë banorë po projekton të ngrejë prej kohësh një stadium të ri, më modern.
Sipas autoriteteve lokale, qyteti turistik do të ndihmohej për t’u bërë një atraksion edhe më i madh për turistët, nëse projekti do të realizohet.
Stadiumi i nëndheshëm do të ketë 21 mijë vende, por në vend të ulseve të zakonshme, parashikohet që edhe shkallët e stadiumit të shtrohen me bar.
Saturday, 19 March 2011 16:32