Tabloidi britanik DailyMail në një shkrim ka bërë krahasime të Manchesterit të tanishëm dhe të Manchesterit të dy sezoneve më parë, që fituan titullin kampion me Sir Alex Ferguson, që pati sezonin e fundit si trajner.
“A ka ndodh ndonjëherë shpërbërje më e madhe e skuadrës që fiton titullin kampion në kohë të shkurtër”, shkruan sot DailyMail, duke iu referuar largimeve të shumta që kanë ndodhur dy sezonet e fundit te skuadra nga Old Traford, Manchester United.
DailyMail bën krahasime të Manchesterit të dy sezoneve më parë, që fituan titullin kampion me Sir Alex Ferguson, që pati sezonin e fundit si trajner.
Në vetëm dy sezone, ndryshime të mëdha kanë ndodhur te Djajtë e Kuq, së pari nën drejtimin e David Moyes dhe tani Louis van Gaal, madje ky i fundit, ka bërë shpenzimet më të mëdha në histori të klubit, por ende nuk po arrin të sjellë suksesin e pritur te skuadra më e madhe angleze.
Wednesday, 02 September 2015 23:07 
