Duke mos arritur të fitoj dy El Classicot e para, trajneri Pep Guardiola, duhet të bëj ndryshime në strategjinë e tij për të mposhtur rivalin e tyre Real Madrid në gjysmë-finalen e Champions League.
Bilanci psikologjik ka ndryshuar. Ne fillim te katër El Classico-ve, katalanasin dukeshin shumë të motivuar për fitore pas përfundimit të ndeshjes me avantazh prej 5-0. Por siç duken gjerat kanë ndryshuar pasi në dy El Classico-t e para Reali mori një barazim dhe një fitore.
Duke mos i fituar dy El Classicot e para të këtij turneu, duke humbur Copa Del Rey nga duart e tyre dhe duke ja dhuruar rivaleve te përbetuar, gjerat duhet të ndryshojnë në mbrëmjen e të mërkurës në gjysmë-finalen e Champions League në Madrid.
Pep Guardiola ka pësuar dy zhgënjime të tij të mëdha duke humbur dy ndeshje kundër Jose Mourinhos duke humbur finalen e Copa Del Rey dhe në kohën kur Jose Mourinho menaxhonte Interin humbi njërën prej ndeshjeve me të rëndësishme kundër tij.
Kjo e bën Mourinhon me të motivuar për të ecur para. Ne dy takimet e fundit lojtaret e Guardioles kanë luajtur më shumë ndërsa Mourinho del ne krye të lojës me fitore duke mundur kundërshtarin taktikishtë duke krijuar një mesfushë të fortë që e karakterizon piken e dobët te Guardioles.
Me humbjen e dy El Classico-ve Mourinho ka fituar besimin ndërsa Lojtaret Barcelones kanë humbur atë.
Një gjë nuk duhet të harrohet, se Barcelona është Barcelonë dhe di te bej çmendurinë edhe në Bernabeu.
Tuesday, 26 April 2011 08:55