Zhoze Murinjo ka siguruar blerjen e tij të parë pas rikthimit të Çelsi, duke mbyllur me sukses transferimin e Andre Shurle nga radhët e Bajer Leverkusen për shifrën e 18 milion paund. Futbollisti 22 vjeçar ka qenë një objektiv i hershëm i mërkatos së klubit londinez, por marrëveshja u arrit vetëm gjatë ditëve të fundit.
Të dy klubet konfirmuan nëpërmjet faqeve të tyre të internetit për arritjen e akordit, ndërsa do të jetë tashmë në dorën e lojtarit të mbyllë marrëveshjen personale me londinezët, një formalitet i mirëfilltë pasi ai ka dhënë prej kohësh “bekimin” e tij.
Sipas asaj që është mësuar, pjesë e marrëveshjes nuk do të jetë huazimi i mesfushorit belg Kevin De Bryn, apo i bashkëkombësit të tij, Romelo Lukaku. Të dy lojtarët do të vihen nën urdhrat e Murinjos gjatë fazës përgatitore dhe do të jetë trajneri portugez që do të vendosë nëse do të qëndrojnë apo largohen vetëm pasi t’i ketë parë nga afër. (LajmeShqip.com)
Thursday, 13 June 2013 22:59