Mesfushori i Borussia Dortmundit, Nuri Sahin, duket të jetë shumë pranë kalimit te Real Madridi, pasi lojtari turk ka arritur marrëveshje personale me gjigandin spanjoll.
22-vjeçari vazhdimisht është lidhur me një kalim te ndonjë skuadër më e madhe, ndërsa Reali, Interi, Arsenali dhe Chelsea dhe, së fundmi, edhe Milan kanë qenë në kërkim të tij.
Ndërkaq, sipas Marca, Sahin ka vendosur të kalojë në Santiago Bernabeu dhe ka arritur marrëveshje për kushtet personale me “Los Blancos”.
Me të marrë ketë lajm, të gjitha skuadrat e tjera që ishin të interesuara, janë tërhequr nga gara për lojtarin.
Tuesday, 03 May 2011 12:36