Riza Durmishi do t’i ketë ndjenjat e përziera të premten. Futbollisti shqiptar e përfaqëson Danimarkën dhe do të luajë kundër Shqipërisë të premten, në kualifikimet për “Euro 2016”. Së fundmi, ai u përfshi në mesin e të ftuarve nga trajneri Morten Olsen, ndërsa shpreson t’i jepet rasti të luajë kundër “Kuqezinjve”. Ai është i vetëdijshëm se mund të fyhet apo të konsiderohet si tradhtar, nga tifozët shqiptarë.
“Unë jam nga Maqedonia, por e flas të njëjtën gjuhë me shqiptarët. Mund ta kuptoj çdo fjalë që mund të thuhet për mua. Natyrisht, kjo është një ndeshje speciale për mua. Shpresoj të më jepet rasti dhe të luaj për përfaqësuesen daneze në këtë lojë”, u shpreh Durmishi.
Xhaka: Duam fitore
Granit Xhaka thotë se Shqipëria do të luajë në Kopenhagë për fitore. Mirëpo, mesfushori kosovar ka kërkuar që Kombëtarja të mos vihet në presion, për të marrë rezultat pozitiv me çdo kusht. “Unë mendoj se gjendja e Shqipërisë është e mirë. Ne gjendemi në pozitë të mira në renditje, ndërsa kemi një ndeshje më pak se kundërshtarët e grupit dhe jemi në vendin e dytë./Lajm/
Wednesday, 02 September 2015 18:21