Tiranë – Bjellorusia për Shqipërinë gjatë gjithë kësaj jave ka vetëm një kryefjalë, fitoren. Në ambientin kuq e zi, tre pikët janë i vetmi mendim, e vetmja dëshirë, për të realizuar një “minihakmarrje” për atë humbje në Minsk por dhe për të hedhur një hap shprese, drejt asaj që për shqiptarët deri në këto momente ka qënë një ëndërr e guximshme dhe e paprekur, kualifikimi.
Sigurisht që të fluturosh pa pasur krahë duket disi e ekzagjeruar, por të paktën shpresën në rast të një suksesi të mundshëm askush nuk mund të na e heqë. klasifikimi flet vetë, tre pikët ndaj rusëve të bardhë vlejnë vendin e dytë në renditje.
Për këtë aryse, Kuzhe kërkon të guxojë, ashtu siç nuk ka bërë kurrë më parë. Shqipëria e së shtunës, do të jetë një kombëtare e fytyrave dhe risive të reja duke nisur që nga sulmi, ku për herë të parë kroati guxon me dy sulmues në vijën e parë, me Salihin e Bogdanin të mbështetur nga fantazia e Ervin Skelës, e Bulku, Lala e Agolli të rreshtuar më pas në vijën e drejtë të mesfushës.
Ndërkohë që në mbrojtje, Lila, Cana, Teli e Vangjeli kanë objektivin e vetëm për të ngritur digën përpara atij që cilësohet si gardiani i së ardhmes, Saimir Ujkani. Kuzhe i ka besuar celësat e portës, ashtu sic i ka besuar dhe golin e ëndrrës 11-tëshit që nesër do të zbresë në fushë me një objektiv të vetëm, fitoren e shpresës.
Friday, 25 March 2011 15:55