Albian Ajeti është ylli i radhës në futboll që po rritet në kampionatin zviceran.
Futbollisti i basealit, Albian Ajeti është futbollisti i radhës që po shkëlqen në kampionatin zviceran e që pritet t’i bashkohet kombëtares shqiptare.
E përditshmja zvicerane Blick, insiston se Ajeti mund të jetë lojtari i radhës që lë kombëtaren e Zvicrës për të luajtur për atë të Shqipërisë, transmeton Express.
Njëjtë sikurse Ajeti më herët kishin bërë edhe dy shokët e tij të skuadrës, Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi.
Edhe përzgjedhësi i Shqipërsë, Gianni de Biasi e ka shprehur dëshirën që Ajeti në të ardhmen të luaj për Shqipërinë.
“Albiani është i ri, me talent e perspektivë. Ka shprehur interesin të luajë për ne dhe ne shpresojmë që ai të luajë për ne. Nëse nxiton, mund të jetë me ne në tetor”, tha De Biasi.
Kujtojmë se për Shqipërinë ka zgjedhur të luaj edhe vëllau i tij Arlindi, i cili mund të ndikoj që ai në fund të zgjedhë kombëtaren kuq e zi.
Monday, 24 August 2015 08:17