Tiranë- Ka përfunduar java e pestë e kategorisë superiore të futbollit, ku ekipi i Teutës kryeson i vetme kampionatin me dy pikë më shumë se ekipi ndjekës i Tiranes.

Ky ishte dhe konkluzioni i javës së pestë, qe përfundoi dje pasdite, kur bregdetarët konfirmuan formën e mirë të tyre me fitoren në Fier ndaj Apolonisë.
Po ashtu, takimet e kësaj jave konfirmuan se rivali kryesor i ekipit durrsak do të jetë Tirana, e ndjekur nga Flamurtari dhe Vllaznia. Ndërkohë që nga ana tjetër është konkretizuar kriza korçare, pasi Skënderbeu ditën e shtunë barazoi pa gola në fushën e vet ndaj Kamzës, ashtu siç bëri dhe ditën e dielë Dinamo qe nuk arriti të merrte me shumë se një pikë ne “Selman Stermasi” ndaj Shkumbinit.
Kjo javë dhuroi për dashamirësit e futbollit 9 gola, tre fitore mike, Tomori-Laçi 0-1, Bylis-Kastrioti 0-1 dhe Apolonia-Teuta 0-1, tre barazime Vllaznia-Tirana 2-2, Skënderbeu-Kamza 0-0 dhe Dinamo-Shkumbini 0-0 dhe një fitore vendase Flamurtari- Pogradeci 2-0.
Ndërkaq, java e 6-të e këtij kompeticioni do të vëre përballë keto çifte: Pogradeci – Shkumbini,
Laci – Dinamo, Kamza – Tomori, Teuta – Skënderbeu, Kastrioti – Apolonia,Tirana – Bylis dhe Flamurtari – Vllaznia.
Klasifikimi në përfundim të javës së pestë të superligës eshte:
Ekipi Nd. Pike
Teuta 5 12
Tirana 5 10
Kastrioti 5 9
Flamurtari 5 9
Laci 5 8
Bylis 5 7
Vllaznia 5 7
Shkumbini 5 7
Apolonia 5 7
Skënderbeu 5 6
Pogradeci 5 6
Kamza 5 4
Tomori 5 4
Dinamo* 5 -1
Monday, 17 October 2011 13:25