Tifozët kosovarë të kombëtares shqiptare mund të mbesin pa bileta për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.
E ndërsa dihet tensioni i madh për ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të luhet më 4 tetor në “Elbasan Arena”, FSHF ka marrë një vendim unikal duke vendosur që shitja e biletave të bëhet me karta identiteti, në mënyrë që të lërë jashtë persona që mund të krijojnë incidente.
Por ky vendim sa korrekt nga ana e sigurisë, lë një pikëpyetje të madhe se çfarë do të bëhet për ata mijëra tifozë të zjarrtë nga Kosova, e jo vetëm, të cilëve edhe pse zemra ju rreth kuqezi nuk kanë kartë identiteti shqiptare.
Kujtojmë këtu se në 2014-ën gazeta sportive Panorama shkruante se UEFA i ka sugjeruar/rekomanduar, drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit që të mos u shesin bileta për këtë takim tifozëve nga Kosova.
“Duhet të theksojmë se udhëzimi është gojor dhe jo e shkresë, në formën e një sugjerimi, ashtu sikundër ka bërë gjithnjë UEFA kur para sfidave të tilla si Serbi-Kroaci, Serbi-Bosnjë, Kroaci-Bosnjë, apo edhe Armeni-Turqi.”- shkruante gazeta Panorama më 19 mars 2014.
Kalimi në heshtje për këtë situatë, vë në mëdyshje faktin nëse do të lejohen ose jo tifozët nga Kosova ose jo për shkak të ndjeshmërisë së lartë të ndeshjes, gjithsesi alternativa e vetme e momentin është reagimi dhe sqarimi nga ana e FSHF-së.
Nëse për blerjen e një bilete nevojitet karta e identitetit shqiptare, pritet që FSHF të sqarojë se si do të shiten biletat për tifozët kosovarë dhe ata të Maqedonisë, të cilët thuajse gjithmonë i kanë blerë biletat 1-2 ditë para, ose edhe pak orë para ndeshjes, kohë kjo e panevojshme për të verifikuar se cilët persona përbëjnë rrezikshmëri e cilët jo, shkruan Syri.net.
Pra edhe nëse do të lejohet blerja e biletave përveçse prezantimit me kartë shqiptare, kjo do të hapte një problematikë tjetër për FSHF-në e cila do t’i duhet të kërkojë informacion të detajuar nga autoritetet kosovare, maqedonase e malazeze, vende nga të cilat ka pasur gjithmonë grup tifozë shqiptarë përkrahë kombëtares kuqezi.
|
|
Sunday, 02 August 2015 23:10 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »