Tifozët Kuq e Zi largohen nga stadiumi “Niko Devana” në Durrës ku u zhvillua ndeshja e futbollit për femra, midis Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë. Shkak për largimin e tifozëve është bërë shoqërimi në polici i njërit prej tre, me pretendimin se pombante në të hapur në stadiumflamurin e UÇK-së, njofton News 24.
Tifozët e cilësuan të padrejtë shoqërimin e njërit prej tyre, duke u larguar nga stadiumi në shenjë proteste.
Para pak javësh, futbollisti shqiptar Ergys Kaçe u pezullua nga ekipi i PAOK-ut, pasi kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej i veshur me një bluzë të UÇK-së.
Wednesday, 30 October 2013 19:35