Kombëtarja e Shqipërisë sot e zhvillon ndeshjen vendimtare per kualifikim në ‘EURO 2016’ ndaj Armenisë, por kjo nuk është hera e parë që ndeshen këto ekipe.
Shqipëria dhe Armenia janë takuar katër herë më parë, me kuqezinjtë që kanë bilanc pozitiv, transmeton Albeu.
Dy ndeshjet e para ishin në kuadër të kualifikuesve të botërorit “Francë 1998”. Ndeshja e luajtur në Tiranë përfundoi 1-1, kurse ajo e kthimit 3-0 për Armeninë.
Përveç ndeshjes së parë për eliminatoret e “Euro 2016”, të cilët kuqezinjtë e fituan me përmbysje 2-1, dy ekipet kanë zhvilluar dhe një miqësore në vitin 2013, takim që u fitua nga Shqipëria 2-0.
Sunday, 11 October 2015 10:04