Edhe pse Real Madrid e filloi fuqishëm takimin, gjysma e parë përfundoj pa gola, ndërsa sulmuesi i Argjentinës, Gonzalo Higuain e dëshmoi edhe njëherë se e meriton vendin e titullarit, pasi që shënoi tre gola në ndeshjen kundër Betisit.
Një minutë pasi filloi gjysma e dytë, argjentinasi Higuain kaloi mbretërit në epërsi, ndërsa Kaka, i cili po i rikthehet formës së vjetër, e ngriti epërsinë në 2-0, në minutën e 59’.
Mysafirët shënuan një gol në minutën e 69’, me anë të Molinas, i cili ngushtoi epërsinë në 2-1, por vetëm pas një minute, Di Maria pasoi për Higuain, e ky i fundit e kaloi edhe portierin dhe ngriti epërsinë në 3-1 në të mirë të mbretërve.
Higuain u përkujdes edhe për golin e tij të tretw personal dhe të katërtin për Real Madridin dhe e vulosi ndeshjen me rezultatin 4-1. (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 October 2011 14:05