Tiranë – Edicioni i 27-të i Kampionatit Botëror të Vrapit në Mal ka përfunduar garat e tij me shpalljen e katër fituesve sipas kategorive përkatëse.
Pas vrapit për 12 km përreth Kodrave të Liqenit i pari që ka prekur vijën e finish-it për garën e meshkujve të rritur ka qënë amerikani Maks King, me kohën 52’06”. Për femrat e rritura, për garën e 8 kilometrave, ka qënë Kejsi Emion nga SHBA-ja e cila me kohë 40’39”, ka dalë në vënd të parë.
Përveç garave për të rritur u zhvilluan edhe garat për të rinj, për të cilat në vëndin e parë për meshkuj doli turku Adem Karagos, për garën prej 8 km, dhe në vëndin e parë për femra doli Lea Einfold nga Sllovenia, që vrapoi katër km për 20’23”.
Në garën e cila filloi orët e para të mëngjesit me pikënisje tek Kopshti Botanik, nga vendi ynë morrën pjesë 12 sportistë, 4 femra dhe 8 meshkuj. Në garën për meshkujt e rrinj sportisti Gëzim Probibaj doli në vëndin e 49-të, ndërsa Marenglen Faslli në atë të 56-të dhe Arlind Subashi në vëndin e 61-të.
Në garën për femrat e rritura, atletetet shqiptare Klesta Gjyli dhe Klodiana Kalluci, dolën përkatësishtë në vëndet 43 dhe 44. Kampionati Botëror i Vrapit në Mal zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, duke qënë kështu dhe kampionati i parë ndërkombëtar që zhvillohet në vëndin tonë. Në garën për meshkuj të rritur konkuruan 131 atletë, në atë për femrat e rritura 63 prej tyrë, ndërsa për të rinjtë 70 djem dhe 51 vajza.
Edicioni i parë i këtij kampionati është zhvilluar në vitin 1985 në Itali, më pas ky aktivitet masiv ka udhëtuar çdo vit në shtet të ndryshme. Vrapimi në mal është një sport ndërkombëtar dhe pjesë e traditës atletike. Që prej viti 1985 në këtë kampionat janë përfshirë më shumë se 30 shtete.
Shtete pjesëmarrëse të këtij viti ishin Italia, Rusia, Australia, Japonia, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Nigeria, Serbia, etj. Pasditen e sotme pritet të zhvillohet ceremonia e trofeve në qytetin e Durrësit, që ka qënë edhe mikëpritësi i më shumë se 300 atletëve nga 35 shtete.
Sunday, 11 September 2011 14:55