Mëso strategji tregtare për të fituar para në tregjet globale financiare Skënderbeu pas kualifikimit historik, në “play off”-in e Champions League pret sot në mesditë kundërshtarin e rradhës. Në shortin e orës 12:00, që do të hidhet në Nyon të Zvicrës, kampionët e Shqipërisë pret një nga pesë kundërshtarët e mundshëm.
Në vazon tjetër ka edhe ekipe të njohur për korçarët e deri te kampionë të mëparshëm të turneut si Celtic Glasgow
Basel është kundërshtari për t’u shmangur, pasi sezonet e fundit ka bërë mirë në kupat e Europës.
Skënderbeu mund të përballet edhe me BATE Borisovin, që sezonin e kaluar e eliminoi vetëm falë golit në fushë kundërshtare. Barazimi 1-1 në Korçë ishte fatal.
APOEL Nicosia është një tjetër rival me të cilin është ndeshur ekipi korçar në debutimin në Europë, diçka për t’u harruar.
Dinamo Zagreb do të jetë një tjetër kundërshtar i mundshëm. Të gjithë këto ekipe kanë marrë pjesë të paktën një herë në fazën e grupeve të Champions League, shkruan Portali Albeu.
Gjithësesi, edhe në rast eleminimi Skënderbeu do të jetë ekipi i parë shqiptar që merr pjesë në fazën e grupeve të Europa League.
Friday, 07 August 2015 10:29