Mesfushori i Interit, Uesli Shnajder, i dhënë fund zërave për një transferim të mundshëm të tij nga Interi gjatë merkatos së janarit.
Holandezi flitej prej kohësh se ishte një objektiv i merkatos së dy klubeve angleze, Mançester Siti dhe Mançester Junajtid.
Por ylli i Interit ka sqaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra ku ka arritur sukseset më të mëdha të karrierës së tij.
“Jam kthyer në një formë të mirë dhe ndjehem mirë. Do të rri këtu. Edhe sa ka mbetur nga përfundimi i merkatos? Një javë apo jo? Po qëndroj këtu”, u shpreh ai me humor pas ndeshjes që Inter fitoi 2-1 ndaj Lacios. (LajmeShqip.com)
Monday, 23 January 2012 13:00