Mesfushori i përfaqësueses holandeze, Uesli Shnajder, ka treguar se kombëtarja e tij ka si objektiv fitoren në Euro 2012 për të lënë pas krahëve dështimin në finalen e Botërorit 2010.
Skuadra e Bert Van Marvijk është në një grup shumë të vështirë, me Danimarkën, Gjermaninë dhe Portugalinë, por Shanjder nuk është i shqetësuar nga konkurrenca e fortë që kanë “tulipanët” për kalimin në fazën e eliminimit direkt të turneut.
“Ndryshimet që trajneri Van Marvijk ka bërë në stilin tonë të lojës që në momentin kur ka marrë drejtimin e skuadrës, kanë qenë mëse të suksesshme pasi ne arritëm të shkonim në finalen e Kupës së Botës. Tani në kemi si qëllim që të paktën të arrijmë në finalet e Euro 2012, ndonëse vetë në futbollistët synojmë më shumë, duam të fitojmë Evropianin”.
Futbollisti i Interit mendon se ish-trajneri i përfaqësueses, një nga legjendat e futbollit holandez, Marko Van Basten, ka gabuar duke kritikuar Bert Van Marvijk dhe duke e etiketuar lojën e Holandës si mbrojtëse pas humbjes 2-1 në miqësoren kundër Bullgarisë.
“Sjellja e tij ndaj Van Marvijk dhe ekipit ishte e çuditshme. Kjo nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë dhe ai tregoi mungesë takti. Sigurisht që ka të drejtë të thotë opinionin e tij por sinqerisht prisja më shumë nga Van Basten”, deklaroi Shnajder. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 30 May 2012 13:20