Këta dy muajt e fundit kemi lexuar shumë për largimin e Snejderit nga Interi.
Ka zëra që tashmë holandezin e shohin në Man United nga sezoni i ardhshëm, por nuk mungon edhe një transferim tek Manchester City ose një rikthim senzacional te Real Madridi, ku Mou nuk e fshehë simpatinë që ka për Wesleyn, mos ta harrojmë edhe Chelsean ku Roman Abramovich çmendet nga performancat mbresëlënse të Snejderit.
Është rast për të qartësuar se holandezi nuk dëshiron të largohet nga Interi, sepse ai askund nuk do të ndihet si në shtëpi të vet, sidomos pas triumfeve që përjetoi në sezonin e kaluar.
Marco Branca ka thënë se ne do ta marrim në konsideratë vetëm ndonjë mega-ofertë, që vjen në drejtim të Snejderit. “Muajve të fundit ka pasur fjalë dhe vetëm fjalë për holandezin, por ne mendojmë që ta mbajmë atë”.
Deklarata e Snejderit disa javë më pare, ishte kjo: “United është një ekip i madh, por unë ndjehem mirë në Inter”.
Ndërkohë, e përditshmja Tuttosport flet qartë për largimin e Wesley Snejder në drejtim të “Djajve të Kuq” për dhe ardhjen e Nanit te Interi.
Ide imagjinate për të gjithë tifozët neroazurë, të cilët mendojnë se holandezi mund të largohet vetëm me ardhjen e yllit argjentinas Lionel Messi, që nënkupton se largimi i tij është i pamundshëm.
Në anën tjetër në një artikull të publikuar në La Gazetta delo Sport, i është kushtuar vëmendje merkatos së Interit dhe Milanos, të dyja këto skuadra nga i njëjti qytet.
Në mesin e shumë emrave, qarkullojnë edhe emri i Javier Pastores, më pas Erik Lamela dhe të tjerë. Sipas gazettes, një ndihmë në transferimin e mundshëm të Pastores mund të jetë kapiteni Javier Zanetti. Ndërkohë, derbi Milan-Inter vazhdon edhe për Ganson dhe për të riun Brazilian, Danulo.
Thursday, 19 May 2011 13:20