Procesi i shitjes së 48 për qind të aksioneve të Milanit te Mr.Bee do të mbyllet në datën 1 tetor, pikërisht 2 ditë pas ditëlindjes së presidentit kuqezi, Silvio Berluskoni.
Lajm është konfirmuar nga vet Berlusconi, i cili tha se shitja e Milanit do të zgjeroj markën e skuadrës.
“Gjithcka do të ndodhë 2 ditë pas ditëlindjes sime dhe unë jam në një moshë që nuk mund të festohet më. Shqyrtuam disa pika bashkëpunimi dhe gjithçka po shkon mirë. Mendoj se shitja e kësaj kuote aksionesh synon zgjerimin e markës së Milanit, jo vetëm në Kinë ku kemi 242 milionë simpatizantë, por edhe në vendet e tjera të Lindjes së Largët. Është një plan që mund të ndihmojë Milanin të rrisë të ardhurat e tij me 100 milionë euro në vit”, tha Berlusconi për mediat italiane.
Berluskoni foli edhe për derbin me Interin edhe pse sfida u zhvillua përpara dy ditëve.
“Më në fund pashë një ndeshje të bukur. Interi ishte i fortë, por edhe Milani luajti mirë. Fare mirë mund të kishte përfunduar në barazim dhe do të ishte rezultati më i drejtë”.
Tuesday, 15 September 2015 18:22