Jonjo Shelvey ka mirëpritur transferimet e reja tek Livepruli, duke thënë se nuk i frikësohet konkurrencë, po përkundrazi ai mendon se kjo është një gjë e mirë për të rinjtë e skuadrës.
“Dalglish, sezonin e kaluar tregoi se iu jep më shumë raste të rinjve, andaj unë synoj që ta shfrytëzoj rastin tim. Në sezonin e kaluar kishim gjashtë lojtarë nga akademia, kjo është gjë pozitive për klubin tone”, tha Shelvey.
Duke folur për transferimet e bëra, Shelvey tha se i pëlqen afati i transferimeve dhe se i shikon me mjaft interes ato.
“Mua më pëlqen afati i transferimeve, sepse dëshiroj që çdo lojtar që vjen, të jetë i mirë dhe të mësoj nga ta. Edhe unë, sikurse fansat e Liverpoolit, i shikoj me mjaftë interes transferimet që bëhen brenda klubit”, tha Shelvey
Shelvey po ashtu zbuloi disa presione që kishte rreth afatit kalimtar. “Unë si lojtare i Liverpoolit kisha shumë pytje nga fansat, sepse ata më pyesnin nëse kjo është e vërtetë apo ajo. Mirëpo, as unë nuk dija asgjë rreth transferimeve, por vetëm atëherë kur janë zyrtarizuar.”
Shevley po ashtu lavdëroi punën e klubit: “Ai, John Ë. Henry, iu tregoi të gjithëve planet që i kishte dhe ka filluar t’i realizoi. Më pëlqejnë pronarët e tillë. Klubi ka bërë punë të mirë nga Janari e deri më tani. Me ardhjen e Suarezit dhe Carrollit ne u përmirësuam dukshëm. Ditën që Andy Carroll nënshkroi për Liverpoolin, unë isha i sëmuar dhe kur u zgjova në mëngjes e pash lajmin në “SS” se Andy edhe zyrtarisht është lojtarë i Liverpoolit. Unë në ato momente doja vetëm të kthehesha në stërvitje me grupin e skuadrës”, përfundoi Jonjo Shevley.
Sunday, 24 July 2011 11:39