Jonjo Shelvey është i vendosur që t’ia shpaguaj besimin Dalglish-it.
“Deri më tani është shkuar mirë. Mendoj se kam pasur disa ngritje dhe disa rënie mirëpo në përgjithësi jam i kënaqur me veten. Unë kam pritur një jetë më të vështirë në Anfield mirëpo njerëzit më kanë pritur aq mirë sa që kam harruar të mërzitëm.”
Dalglish kishte bërë shaka me Jonjo Shelvey duke e krahasuar me Roberto Carlosin.
Mirëpo Shelvey tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e tij si mbrojtës i majtë kundër Newcastle.
“Mendoj se aty luajta për shkak të shkathtësisë që kisha, energjisë dhe fuqisë. Unë doja vetëm të luaja sa më shumë për ekipin e parë dhe ajo nuk paraqiti problem.|
“Menaxheri më tha: A keni luajtur ndonjëherë si mbrojtës i majtë? Unë i thash jo por dua të luaja. Unë jam në gjendje të luaj në çdo pozitë për këtë ekip.” tha Shelvey.
Saturday, 14 May 2011 10:54