Xherdan Shaqiri insiston se Premierliga është më e mira në botë.
Futbollisti i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka thënë se premierliga është liga më e mirë në botë dhe se ai po përhtatet cdo ditë e më shumë.
Ai ka folur po ashtu edhe për Serie A dhe Bundesligën gjermane, ku tha se ato janë më shumë taktike dhe të disiplinuara.
“Premierliga është perfekt për mua. Premierliga ka më shumë forcë, shpejtësi dhe lojtarët janë të fortë. Italia është më shumë taktike, ndërsa Bundesliga e disiplinuar. Futbolli anglez është ndryshe, por është futbolli më i mirë në botë”, tha Shaqiri për Sky Sports.
“Kam nevojë për më shumë kohë që të përshtatem në skuadër dhe të njoh lojtarët më mirë, por çdo ditë jam më mirë. Jam i përfshirë në skuadër dhe skuadra më ka ndihmuar shumë. Ne jemi si familje dhe kjo më pëlqen. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha në fund ai.
Stoke City pas 9 xhirove të para në Pemierligë është në pozitë shumë të dobët, pasi renditet vetëm në vendin e 15 me 9 pikë.
Monday, 19 October 2015 14:02