Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, të mërkurën është kthyer te Stoke City, ndërsa menjëherë ka paraqitur synimin që në ndeshjen e radhës në Premier Leaguen e Anglisë të marrë pikë me skuadrën.
Stoke City të shtunën përballet në udhëtim me Arsenalin në kuadër të javës së pestë të kampionatit anglez. Arsenali është i gjashti me 7 pikë, ndërsa Stoke City i 18-ti me 2 pikë.
Stoke asnjëherë nuk ka marrë pikë në ndeshje në udhëtim ndaj Arsenalit.
“Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Arsenalit, por ne shikojmë para për atë ndeshje dhe jemi pozitiv për të. Angazhimi me përfaqësuese erdhi në kohë të mirë, kisha mundësinë të takoja shokët dhe familjen time në Zvicër. Jam i gatshëm të kthehem në aksion me Stoke Cityin dhe shpresoj të marrim rezultat pozitiv të shtunën. Duam që të marrim të paktën një pikë nga ndeshja”, ka thënë Shaqiri për sajtin zyrtar të Stoke Cityt.
Ai të martën mbrëma luajti për Zvicrën që u mposht 2:0 nga Anglia në “Wembley”, përcjell koha.net. Prej lojtarëve shqiptarë të Zvicrës, më i vlerësuari ishte Valon Behrami.
Behrami ishte më i vlerësuari te Zvicra së bashku me portierin. Xherdan Shaqiri u vlerësua me notë mesatare, ndërsa Granit Xhaka me notë të dobët.
Thursday, 10 September 2015 16:05