Xherdan Shaqirin nuk e dëshiron as skuadra e Newcastlet.
Xherdan Shaqiri do të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, pasi nuk është i dëshiruar nga trajneri Roberto Mancini, i cili në 5 ndeshjet e para nuk e ka aktivizuar as edhe një minutë.
Përveç skuadrave gjermane, ishte raportuar se pas kosovarit ishte vënë edhe Newcastle United, por që shpejt janë mohuar këto zëra.
Newcastle Evening Chronicle shkruan se Newcastle as që do të tentoj që të nënshkruaj me Shaqirin, i cili ishte kërkuar nga Stoke City.
Për momentin e ardhmja e Shaqirit mbetet e pa qartë, por largimi nga Interi është mese i sigurt gjatë kësaj vere. /Express
Tuesday, 28 July 2015 09:32