Klubet e shumta evropiane, veçmas ato italiane dhe angleze, kanë shprehur interesim për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës, i cili sipas mediave të huaja, në fund të këtij sezoni do të “divorcohet” me ‘bavarezët’ e Gjermanisë.
Mediat italiane shkruajnë se krerët e Romës janë futur seriozisht në garë për ta blerë ish yllin e Baselit.
Roma, e cila ka bërë një sezon mjaft të mirë, tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe tani “romakët” janë duke menduar për përforcime të reja në klub, në mënyrë që të krijojnë një skuadër sa më të fuqishme për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe në Seria A.
Është pikërisht Shaqiri, i cili pëlqehet nga trajneri i Romës, Rudi Garcia. Drejtuesit e Romës do të provojnë që në gjatë verës ta blejnë 22 vjeçarin, i cili me Zvicrën do të jetë pjesë e Botërorit “Brazili 2014”, që nis me 12 qershor./rtk/
Sunday, 06 April 2014 15:35