Xherdan Shaqiri ka thënë se ndjehet i lumtur që është pjesë e Premier Ligës.
Shaqiri nuk po kalon nëpër formë të mirë që prej transferimit te Stoke City, megjithatë përkundër kësaj ai nuk është penduar për vendimin për kalim te kjo skuadër.
“Mezi po pres të shënoj golin tim të parë. Për mua është e rëndësishme të punoj për ekipin e parë dhe pas kësaj ne do të shohim. Mendoj që secilit lojtar i merr kohë deri sa të adaptohet te një skuadër e re, pasi që futbolli anglez është ndryshe nga ai italian dhe gjerman. Gjithsesi unë jam i lumtur që jam pjesë e Permierligës” ka thënë ai, transmeton KosovaLive.
Shaqiri është kritikuar shumë pas paraqitjeve të fundit, aq sa BBC e ka quajtur lojtar të ligës së tretë.
Monday, 02 November 2015 11:03