Drejtori ekzekutiv i Shalkes, Klemens Tonis, beson se spanjolli Raul është shumë pranë nënshkrimit të zgjatjes së kontratës së tij me klubin gjerman.
Legjenda e Realit të Madridit, i cili u transferua në Gjermani në verën e vitit 2010, mbyll kontratën e tij me fituesit e Kupës së Gjermanisë në fund të sezonit dhe ata duket se dëshirojnë që ta kenë përsëri në dispozicion sulmuesin në vitet e ardhshme.
“Unë kam një ndjenjë të mirë rreth zgjatjes së kontratës. Gjatë ditëve të fundit, Raul na ka dhënë vetëm sinjale pozitive”, u shpreh Tonis për “Bild”.
“Ai e identifikon veten me Shalken dhe me tifozë tanë. Raul ndjehet shumë mirë në këtë klub dhe është bërë pjesë thelbësore e Shalkes”.
Sulmuesi 34 vjeçar ka shënuar 10 gola në 17 ndeshje të këtij sezoni në Bundesligë. (LajmeShqip.com)
Monday, 16 January 2012 12:38