|
|
Wednesday, 21 November 2012 11:10 Skuadra e Nordsjaelland do të kërkojë që UEFA të marrë masa ndaj sulmuesit të Shakhtar Donetsk, Luiz Adriano, për golin anti-sportiv që ai shënoi në fitoren 5-2 të skuadrës ukrainase në Danimarkë.
Futbollisti shënoi golin e barazimit pasi mori topin që duhej t’u kthehej danezëve të cilët e kishin ndalur lojën për të ndihmuar një lojtar të dëmtuar, e pasi dribloi portierin, shënoi në portën e boshatisur, mes protestave të lojtarëve vendas, ndërsa gjyqtari u detyrua të akordonte golin.
“Nuk e di nëse te Shakhtar janë të gjithë banditë, por disa nga lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e tyre janë të pamoralshëm”, ishte shpërthimi i trajnerit danez Kasper Hjulmand në televizionin danez “TV3+” pas ndeshjes. Sipas tij, sulmuesi e meritonte të largohej me karton të kuq pas asaj që bëri dhe jo të qëndronte në fushë e të shënonte pastaj edhe 2 gola të tjerë.
“Fillimisht, bëhet fjalë për zgjedhjen e lojtarit. Si trajnerë, ne insistojmë gjithmonë në respektin për lojën, kundërshtarin dhe rregullat. Në mënyrën se si e shoh unë botën e futbollit, kjo është një sjellje antisportive dhe një karton i kuq për Luiz Adriano do të ishte i përshtatshëm”.
Irritimi i vendasve ishte edhe më i madh kur Shakhtar nuk pranoi që t’i lejonte të shënonin si kompensim për atë që kishte bërë sulmuesi i tyre. Një pjesë e lojtarëve të ekipit ukrainas u nisën ta bënin një gjë të tillë, por mungesa e një sinjali nga stoli bëri që aksioni i danezëve të ndërpritej dhe tensioni të rritej përsëri. Pak minuta më vonë, kur Nordsjaelland kaloi në avantazh, trajneri Hjulmand festoi si çmendur para stolit të Mircea Luçeskut.
“Unë pyeta çfarë ndodhi dhe Luiz Adriano më tregoi se ishte thjesht instinkt, kishte parë topin, kishte dribluar dhe shënuar”, shpjegoi Luçesku pas ndeshjes në konferencë për shtyp. “Ne deshëm t’i linim të shënonin, u krijua një konfuzion i madh në skuadër dhe kjo është arsyeja pse ata shënuan golin e 2-1. Ata e meritonin golin, ne luajtëm futboll vetëm pasi ata gjetën rrjetën përsëri. Më vjen keq që gjërat shkuan kështu”, tha trajneri i Shakhtar. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »