Futbollisti turk i Borusia Dortmund, Nuri Shahin, ka zbuluar se pakënaqësia e tij te Real Madrid dhe Liverpul bëri që të pësonte një rënie të formës sportive. Futbollisti turk u kthyer përsëri te Borusia pas vetëm 18 muajsh larg kësaj skuadër, pasi kaloi një sezon shumë zhgënjyes te Reali dhe 5 muaj edhe më dobët te Liverpuli ku ishte dhënë huazim.
“Unë mund të luaj në 100% vetëm kur jam i lumtur. Një gjë e tillë nuk ndodhi as te Real Madrid dhe as te Liverpuli”, tha ai për “Ruhr Nachrichten”. “Kjo është arsyeja kryesore pse unë desha të kthehem te Dortmund”.
“Thjesht shpresoj që historia ime këtu të zgjatë për një kohë shumë, shumë të gjatë. Unë e di se ku dua të jem, dhe jam aty tani”, shpjegoi Shahin.
Por 24 vjeçari nuk e cilëson ende të dështuar eksperiencën e tij te Real Madrid, pasi insiston se po të mos kishte qenë i dëmtuar, do të ishte kthyer në një lojtar vendimtar për kampionët e Spanjës.
“E kam menduar shumë këtë situatë që u krijua. E di që gjërat do të kishin qenë ndryshe nëse nuk do të isha dëmtuar, por kështu ishte fati im. Mund të duket sikur dështova por unë nuk e shoh në të njëjtën mënyrë. Gjatë periudhës te Reali, kam pësuar tre dëmtime të njëpasnjëshme në të njëjtin vend brenda një kohe shumë të shkurtër”, ishte justifikimi i Shahin. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 30 January 2013 11:00