Shahin iu bashkua Madridit nga Borussia Dortmund për 10 milionë euro, gjatë afatit kalimtar të verës, por kishte qenë duke vuajtur një dëmtim në gju që nga atëherë.

23-vjeçari ishte i kënaqur që është paraqitur së fundi në një ndeshje konkurruese për gjigantin spanjoll dhe falënderoi të gjithë në klub për mbështetjen e tyre.
“Ka qenë një ditë e madhe për mua,” tha Shahin në faqen zyrtare të Madridit. “Dëshiroj të falënderoj të gjithë në Santiago Bernabeu, ekipin tim, menaxherin Jose Mourinho dhe presidentin Florentino Perez. Unë duhet të punoj shumë që të jem në gjendje të ndihmoj ekipin tim.”
“Unë jam shumë i lumtur që luajta ndeshjen time të parë me Real Madrid. Ka qenë e vështirë sepse isha i lënduar.”
“Isha pak nervoz para se të hyja në fushë sepse kjo ishte ndeshje ime e parë para tifozëve. U ndjeva i sigurt dhe i lumtur pas disa minutash.”
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, sepse ne do të përballemi me lojëra të vështira pas pushim në ligë,” shtoi ai.
Fitorja e Madridit ua siguron atyre pozitën në krye të tabelës me 28 pikë nga 11 ndeshje, tre pikë përpara kampionit, Barcelonës. (LajmeShqip.com)
Monday, 07 November 2011 11:14