Tiranë – Pasi siguroi mbijetesën në Serie A, ekipi i Cesenës pritet të fillojë një “revolucion”. Janë shumë futbollistët që pritet të largohen nga ekipi bardh e zi dhe njëri ndër ta pritet të jetë edhe Erjon Bogdani.
Sipas “tuttomercatoëeb.com”, sulmuesi shqiptar pas eksperiencave të ndryshme në futbollin italian si, Reggina, Salernitana, Verona, Siena Chievo, Livorno dhe Cesena, mund të largohet nga Serie A.
Mediat italiane shkruajnë se e ardhmja e përfaqësuesit shqiptar mund të jetë Azia, ku mund t’i bashkohet ndonjë klubi arab, të cilët ofrojnë para të majme.
Kontrata e Bogdanit me Cesenën skadon në fund të këtij sezoni. Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që ai të vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër italian.
Thursday, 19 May 2011 16:41