Spanjolli ka shprehur kënaqësinë e tij me fitoren kundër gjigantit të Ligue 1, Lyon dhe ndjen se skuadra e tij tani janë afër arritjes për ta kaluar këtë fazë.
Golat erdhën nga Karim Benzema, Sami Khedira, Hugo Lloris dhe Ramos dhe pas fitores së tyre të mëparshme nga Dinamo Zagreb dhe Ajax, Ramos ishte shumë i kënaqur edhe me fitoren mbi Lyonin.
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi marrë tre pikë që praktikisht japin vulën e tejkalimit në raundin tjetër. Kjo është rruga që ne duhet të ndjekim,” tha Ramos në faqen zyrtare të klubit.
“Jam shumë i lumtur, sepse kemi luajtur një lojë të rëndësishme dhe për shkak se unë shënova. Ne i patëm një performancë të balancuar dhe ishim të fortë në mbrojtje. Ne mbajtëm posedimin shumë mirë.”
Real Madrid kanë mbledhur nëntë pikë nga tre ndeshje dhe të mbajë kryesimin me pesë pikë më shumë se Lyoni dhe Ajaxi. (LajmeSHqip.com)
Wednesday, 19 October 2011 14:18