Real Madridi do ta zgjasë kontratën e Pepes dhe Sergio Ramosit në javën e ardhshme. Lajmin e bën të ditur gazeta sportive spanjolle AS.
Kontrata e Pepes, që përfundonte në vitin 2012, do të zgjatet edhe 4 vite të tjera.
Përsa i përket Sergio Ramosit, spanjolli do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2017.
Mbrojtësi portugez, Pepe, i cili është një nga lojtarët më pak të paguar të ekipit madrilène, me 1.8 milionë euro, do të marrë tashmë 3.8 milionë euro nga kontrata e re. Ndërsa spanjolli do të ketë një rritje rroge nga 3.5 në 4.5 milionë euro.
Gjithashtu, të gjitha strukturat e Real Madridit, i uruan ditëlindjen kapitenit te skuadrës madrilene , Iker Casillas, i cili sot mbushi 30 vjet dhe shpresojnë që ta shohim në portë edhe për 10 vite të tjera.
.
Friday, 20 May 2011 13:04