Clarence Seedorf ka ngritur zërin duke i kërkuar Milanit të sqarojë rinovimet e kontratave. Nëse nuk vjen oferta e Milanit, gati është Corinthians.
Nëse emrat e blerë si Taiwo dhe Mexes japin siguri për repartin defansiv të Milanit, sulmi nuk ka nevojë për rregullime të mëdha, por Milani po përgatitet dhe për një ristrukturim të mesfushës dhe e ardhmja e veteranëve të tillë si Ambrosini, Pirlo, Gattuso e Seedorf është në dyshim.
Administratori Adriano Galliani do të takojë të gjithë lojtarët në fjalë që u skadon kontrata, dhe janë 9 në total.
Por kjo zvarritje ka lënë pa fjalë Clarence Seedorf që me 35 vitet e tij mund të konsiderohet si i “shtrydhur” nga Milan.
“Në ditët e fundit nuk ka ndryshuar asgjë dhe sigurisht që unë nuk ndjehem mirë. Duhet qartësi në një moment si ky dhe klubi më ka thënë të pres të fitojmë titullin dhe kjo ndodhi. Nuk trajtohen kështu flamujt e Milanit. Raporti im nuk ka ndryshuar me klubin por ndoshta klubi ndaj meje, po” tha Seedorf.
Ai kërkohet me ngulm në Brazil nga skuadra e Corinthians.
Thursday, 12 May 2011 14:27