Di Benedetto deklaroi: “Sabatini do të jetë drejtori i ri sportiv”.
Walter Sabatini është drejtori i ri i Romës. Lajmin zyrtar e dha Tom Di Benedetto. “E dimë që kjo është diçka e veçantë në Itali. Prandaj, kemi vendosur t’i zgjedhim njerëzit më të mirë për rolet kryesore në klub, duke filluar nga Walter Sabatini si drejtor sportiv i Romës.”
Me pas presidenti i ardhshëm i Romës ka deklaruar se do më të mirën për Romën. “Po ndjekim futbollistë kudo dhe sigurisht e duam ajkën e futbollit.”
“Jemi të interesuar edhe për lojtarë amerikanë, një plan për të zgjeruar marketingun përtej oqeanit”.
Gjithashtu, disa emisarë të klubit londinez janë parë në Romë dhe sipas gjasave mendohet se objektivi është transferimi i Sandros në Romë dhe kalimi i Vuqiniq në Tottenham.
Një dëshirë kjo e malazezit që fillonte që në janar, por vetëm këmbëngulja e Ranierit bëri të mundur që Mirko të qëndronte.
Wednesday, 18 May 2011 10:36