Soctt Dann, i cili ka lindur në Liverpool mund të jetë blerja e pestë e menaxherit të Liverpoolit, Kenny Dalglish në ketë verë, pas ardhjes se Hendersonit, Adam, Downing dhe Donit.
Dalglish dhe stafi i tij menaxhues e kanë dëshmuar se dinë të zgjedhin dhe deri më tani nuk u ka dështuar asnjë lojtar që e kanë transferuar, qoftë nga ndonjë klub, qoftë nga akademia e klubit të tyre. Me të marr
ë skuadrën në menaxhim legjenda e Liverpool, Kenny, ka treguar se është i aftë në motivimin e lojtarëve dhe ka sjellë një ringjallje të skuadrës. Në sezonin e kaluar pati mposhtur thuajse të gjitha kokat e mëdha në Premier Ligë.
Birmingham dëshiron ta mbajë me çdo kusht Scott Dannin, mirëpo ata kanë rënë nga Premier Liga dhe Championship duket e pamundshme për të.
Liverpool është duke vazhduar të shpenzojë, pasi tani është afër të nënshkruajë me qendërmbrojtësin e Birminghamit, për 8 milionë funte. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 10 August 2011 11:48