Megjithatë, ata së fundi drejtuan fokusin kah mesfushorë të tjerë, si Wesley Sneijder e Samir Nasri. Por, duke parë vështirësitë për të transferuar ndonjërin prej tyre, Sir Alex Ferguson tash është duke menduar të bëjë ofertë për Schweinsteiger.
Manchester United përgatitet të ofrojë deri në 30 milionë funte për gjermanin, për të cilin të interesuar janë edhe Interi dhe Real Madridi.
Në anën tjetër edhe rivali i Manchester United, Arsenali dhe trajneri i tyre Wenger, i vë çmim Nasrit 25 milionë funte.
Manchester United duhet të paguajë 25 milion funte, nëse e dëshiron blerjen e Samir Nasrit, kurse ekipi nga veriu i Londrës, Arsenal, është i gatshëm të hyjë në bisedime edhe me një nga rivalët e Premier Ligës.
Siç ka transmetuar edhe dje portali LajmeShqip.com, United është në ndjekje të Nasrit, të cilit i ka mbetur vetëm edhe 1 vit kontratë me Arsenalin, dhe ka refuzuar ta rinovojë atë me pagë prej 90 mijë funtesh në javë.
Menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger, fillimisht ka vendosur që atë ta shes në ndonjë klub tjetër anglez, dhe nuk lejon që një lojtar që e bleu nga Marseja për 15 milionë funte, vitin tjetër ta humbas, kur t’i mbaroj kontrata.
Wednesday, 06 July 2011 20:29