Në Romë, ish-ekipi im humbi finalen ndaj Barcelonës me rezultatin 2-0. Atëherë Manchester United, nuk arriti te zhvilloje lojën e saj, ashtu siç pritej.
Tani, dy vjet më vonë,une mendoj se lojtaret që e kanë luajtur atë finale, kanë fituar shumë përvojë dhe janë pjekur shumë.
Barcelona ka bere shumë punë të mirë këtë sezon. Unë gëzohëm shumë, kur i shikoj ata duke luajtur. Jam i sigurt që çdo tifoz i Manchesterit i vlerëson ata. Ekipi i Barcelonës, ti bën punët shumë të vështira, ku ka Messin që është shumë i rrezikshëm.
Që një futbollist, të arrije suksese në karrierën e tij, duhet të ketë talent të jashtëzakonshëm, dhe Messi e ka këtë gjë.
Natyrisht që edhe loja e Xavit dhe Iniestes është e mahnitshmë. Tek këto 3 lojtar bazohet loja e Barcelonës. Ne duhet të jemi të qartë se Barcelona e lëviz topin shumë dhe e fiton kontrollin e topit, por duhet të qëndrojmë të qetë.
Mua më mbetet për të thënë se te shtunën,ish skuadra ime Man.Utd do të luaje kundër ekipit më të mirë në botë, e cila është FC Barcelona përfundoi Peter Schmeichel.
Monday, 23 May 2011 09:15