Raportet kanë bërë të ditur se klubi rus kanë bërë një ofertë në vlerë prej 14 milionë euro në drejtim të skuadrës gjermane për sulmuesin holandez.
Por, drejtori sportiv i Schalke 04, Horst Heldt nuk mendon se Huntelaar do të largohet nga Veltins Arena.
Horst Heldt për Sport Bild tha: “Ne kemi qenë të kontaktuar nga një ekip rus që ka treguar interesim për nënshkrimin e Klaas-Jan Huntelaar. Ata kanë folur me sa duket tashmë me agjentin e tij, megjithatë, ai e ka përjashtuar një transferim dhe me aq sa unë di Klaas-Jan është duke qëndruar në Schalke 04”.
Ndërkohë, agjenti i Raulit e ka kritikuar Schalken për rrjedhjen e informacionit se ka pasur një avari në bisedimet e kontratës me ish-sulmuesin e Real Madridit.
Përfaqësuesi i tij, Gines Carvajal, i tha agjencisë së lajmeve EFE, se “informacioni mbi gjendjen e kontratës së klientit të tij është shumë i çuditshëm.” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 10 August 2011 20:31