“Unë mendoj se Milani do të përpiqet të transferojë Daniele De Rossin”, ka deklaruar Roberto Scarpini.
Daniele De Rosi është aktualisht 27 vjeçar dhe ai gjithnjë ka luajtur për Romën. Ai për Romën ka luajtur saktësisht 357 ndeshje ku ka shënuar plotë 43 gola. Në Seria A, De Rossi ka luajtur 249 ndeshje, duke shënuar 29 gola. Ka 30 paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe ka shënuar tre herë në këtë kompeticion.
Flokëverdhi italian, i përshtatet enigmës së treguar të Allegrit, ai ka një gjatësi rreth 1.84 cm, ka sy me ngjyrë të qiellit, “ngjyrë të kaltër”, është komunitar, dhe ka këmbë të shkëlqyera, si dhe flokë të trasha.
Kush e di, ndoshta ai do të jetë pikërisht lojtari që Mister X ja ka kërkuar klubit.
Didier Drogba dhe Emmanuel Adebayor gjithashtu janë në shënjestrën e Milanit, bën të ditur tabloidi britanik “Mirror”.
Chelsea është i gatshëm t’i ofrojë 33 vjeçarit, Drogba një rinovim dyvjeçar, por Milan ka vënë në tavolinë për klubin e Stamford Bridge një ofertë prej 10 milionë sterlinash për sulmuesin.
Gjithashtu, klubi kuqezi synon edhe Adebayor, aktualisht futbollist i Manchester City.
Ndërsa mesfushori francez i Realit, është një objektiv i vërtetë i Milanit, ku kuq e zinjtë janë shumë të interesuar për të. Corriere dello Sport, raporton se Lassana Diarra ka vendosur të ndërrojë ambient.
Lassana Diarra thuhet se i ka thënë gazetës se së shpejti mund të largohet nga mbretërit për të provuar një përvojë të re. Ai kohët e fundit ka qenë i lidhur me disa klube italiane, si Juventus dhe Milan. 26 vjeçari tani mund të largohet nga Madriti për një shifër që thuhet të jetë diçka më pak se 15 milionë euro.
Thursday, 02 June 2011 14:29