Ricardo Sarti, agjenti i brazilianit të krahut të djathtë gialloross, sot, në një intervistë për “Mana Radio”, shpjegoi se çfarë ndodhi me situatën e Cicinhos.
“Ai ishte në listën e shitjes nga skuadra e Romës, mirëpo pas takimit me trajnerin dhe stafin gjithçka ndryshoi. Enrique kërkoi qëndrimin e tij, duke shpjeguar se ai është i nevojshëm për planet e tij. Tani ai është shumë i lumtur, për arsye se në të kaluarën kishte disa probleme. Ai tani është shumë i fokusuar tek skuadra. Po punon shumë për të arritur atë formë të dikurshme, dhe t‘i hyjë në punë Enriques. Cicinho dhe Roma do të dhurojnë spektakël. Do ta shihni”, ka thwnw Rikardo Sarti.
Sunday, 24 July 2011 10:02