Presidenti i Santos, Luis Alvaro Ribeiro, ka treguar se ka refuzuar një ofertë nga skuadra e Portos për mesfushorin Ganso.
Mbajtësit e trofeut të Europa League po kërkojnë një mesfushor qendre pasi mendohet se lojtari i tyre aktual, Fredi Guaran, është shumë pranë largimit drejt kampionatit italian.
Olimpiku i Marsejës konfirmoi se Porto kishte kërkuar informacion në rrugë informale për Luço Gonzales, por argjentinasi duket se është i dyti në listën e dëshirave pas brazilianit Ganso.
“Ne nuk jemi të interesuar të nisim bisedimet me atë që na është ofruar”, ishte komenti i Ribeiro për Arena SporTV. “Propozime të këtij lloji janë komike, për të mos thënë tragjike”.
“Mund të them se ka patur një gabim në shtypje, ata kanë harruar të vendosin një zero më shumë në ofertën që kanë bërë. Por unë do t’i përgigjem kërkesës së tyre të hënën, duke thënë se ne nuk jemi të interesa dhe një kopje do ia dërgoj edhe kompanisë që menaxhon të drejtat e imazhit të lojtarit”.
Në fillimin e muajit janar, presidenti i Santos e pranoi se do të dëgjonte ofertat për mesfushorin 22 vjeçar të kombëtares së Brazilit, gjithmonë nëse ky i fundit dëshironte të provonte një aventurë të re në Evropë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 28 January 2012 10:19