Fernando Santos garanton se skuadra e tij do të kërkojë fitoren ndaj Danimarkës, për të siguruar kualifikimin në “Francë 2016”.
Trajneri i Portugalisë, 60-vjeçari siguroi se futbollistët e tij do të japin maksimumin për të lumturuar të gjithë tifozët portugezë, sidomos ata që do të jenë në stadiumin e Bragës.
“Objektivi i Portugalisë ka qenë mbyllja e eliminatoreve në vendin e parë. Më jep një ndjesi të veçantë fakti që kam rastin ta kualifikoj kombëtaren time në një garë madhore”.
“Synimi ynë është ta fitojmë ndeshjen, duke luajtur ashtu si dimë, me një futboll të bukur dhe sulmuesv. Duhet ta tregojmë në fushën e blertë se e meritojmë të fitojmë”, deklaroi në fillim të konferencës për shtyp trajneri i Portugalisë, Fernando Santos.
Thursday, 08 October 2015 13:02