Santos duket se do të hidhet në sulm për të kthyer Robinjon në Brazil, pasi ka të ardhura të mjaftueshme për të siguruar futbollistin dhe rrogën e tij të lartë pas shitjes së Neimar te Barcelona. Kontaktet mes klubit brazilian, lojtarit dhe Milanit filluan që në janar, por më pas nuk ndodhi asgjë dhe duket se marrëveshja është shtyrë për këtë verë.
“Sapo të hapet dritarja e merkatos, ne do të bëjmë hapa para për të siguruar Robinjon”, ishin fjalët e presidentit të Santos, Odilio Rodrigues.
“Sigurisht, Neimar është i pazëvendësueshëm për gjithçka që ai përfaqëson, por me largimin e yllit tonë, krijohet menjëherë nevoja e krijimit të një skuadre fituese. Ndaj ne po interesohemi për Robinjon”.
29 vjeçari është shprehur shpesh se ndjen mungesën e Brazilit dhe kjo do të ishte lëvizja e duhur për të. Nga ana tjetër, Santos po hedh sytë nga futbollistë të tjerë brazilianë që janë të gatshëm të braktisin Evropën dhe të kthehen në vendlindje dhe mendohet se do të bëjnë një ofertë edhe për mesfushorin e Volfsburg, Diego. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 28 May 2013 19:14